Manifestimi: „Panairi i 8 Marsit“

THIRRJE PUBLIKE
për dhënien me qira të një stende shitjeje në lokacion të përcaktuar paraprakisht me stenda montuese – demontuese

Manifestimi: „Panairi i 8 Marsit“
Periudha: 05.03.2026 – 10.03.2026


PËR THIRRJEN

Thirrja bëhet në përputhje me Programin e Sektorit për bashkëpunim ndërkombëtar dhe eurointegrime, planifikim strategjik, krijim politikash, monitorim dhe (ZHVL), me nr. 09-3467/10 të datës 25 shkurt 2026, në kuadër të aktiviteteve të planifikuara të Njësisë për Zhvillim Ekonomik Lokal për vitin 2026.

Qëllimi i Panairit të 8 Marsit është të krijojë një atmosferë të këndshme dhe frymëzuese në frymën e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, me: lule, punime dore, produkte lokale dhe krijime kreative.

Panairi mundëson promovimin dhe shitjen nga: zejtarë lokalë, ndërmarrje dhe organizata, duke nxitur diversitet kulturor, kreativitet dhe ndërveprim mes ekspozuesve dhe vizitorëve.

Panairi u ofron zejtarëve lokalë, ndërmarrjeve dhe organizatave mundësinë të prezantojnë produktet dhe shërbimet e tyre, të shkëmbejnë përvoja dhe të krijojnë kontakte me vizitorë dhe partnerë potencialë.

Përveç karakterit ekonomik dhe promovues, panairi ka edhe dimension kulturor-edukativ, duke nxitur qytetarët të përfshihen aktivisht, të shijojnë atmosferën kreative dhe të forcojnë lidhjen në komunitet.

Dhoma Rajonale e Zejtarëve Kumanovë dhe Komuna e Kumanovës informojnë të gjitha personat fizikë dhe juridikë të interesuar për mundësinë e marrjes me qira të një stende shitjeje në lokacion të përcaktuar dhe miratuar paraprakisht.


Lokacioni:

Sheshi i qytetit „Nova Jugosllavia“, qendra e qytetit

Periudha e ngjarjes:

05.03.2026 – 10.03.2026


Qëllimi i ngjarjes:

• Shënimi i 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas.
• Afirmimi i rolit, kontributit dhe rëndësisë së gruas në shoqëri.
• Mbështetje dhe promovim i prodhuesve lokalë, zejtarëve dhe bizneseve të vogla.
• Nxitja e ndërmarrësisë së grave dhe aktivitetit ekonomik.
• Sigurimi i hapësirës për ekspozim dhe shitje të produkteve përkatëse (lule, punime dore, dhurata dhe artikuj dekorativë).
• Krijimi i një ambienti festiv, estetik dhe tematik në hapësirën publike.
• Zbukurimi i mjedisit urban dhe pasurimi i jetës kulturore në komunitet.
• Nxitja e ndërveprimit social, shoqërimit dhe forcimit të solidaritetit mes qytetarëve.
• Zhvillim ekonomik lokal.


Përshkrimi i stendave dhe çmimi

Do të vendosen 10 (dhjetë) stenda druri me këto specifikime:

• Konstrukcion druri
• Konstrukcion i fortë mbulues
• Dimensione: gjerësi 2 m, thellësi 2 m, lartësi 2.60 m
• Pajisje: tavolinë/tezgë, rafte për ekspozim
• Kyçje elektrike (220V)
• Hapësirë për brendim
• Transport, montim dhe demontim në lokacionin e kërkuar

Stendat do të ndahen pa kompensim financiar, me qëllim mbështetjen e ekonomisë lokale.


Kriteret e përzgjedhjes

• Përputhshmëria tematike me frymën e 8 Marsit.
• Cilësia, estetika, origjinaliteti dhe siguria e produkteve.
• Nxitja e ndërmarrësisë së grave dhe mbështetja e prodhuesve lokalë.
• Larmishmëria e ofertës (lule, punime dore, dhurata, produkte dekorative, artikuj tematikë, etj.).
• Përparësi do të kenë personat që prodhojnë dhe shesin produkte me lule.

Numër i kufizuar stendash – përparësi do të kenë aplikimet e dorëzuara me kohë dhe ofertat që kontribuojnë në cilësinë dhe larmishmërinë e panairit.


Llojet e ekspozuesve:

• Prodhues dhe shitës të luleve (lule të freskëta, aranzhime florale, lule në vazo).
• Zejtarë dhe punues dore (bizhuteri të punuara me dorë, zbukurime, produkte të thurura dhe të qepura, objekte artistike).
• Prodhues dhuratash dhe artikujsh dekorativë.
• Produkte kozmetike dhe wellness (kozmetikë natyrale, sapunë, qirinj aromatikë, produkte për kujdes).
• Artistë dhe krijues (piktorë, dizajnerë, ilustratorë).


Kushtet e përdorimit të stendave

Koha e përdorimit

Stendat duhet të përdoren çdo ditë nga 05.03.2026 deri më 10.03.2026, nga ora 10:00 deri në 20:00 (ose sipas orarit zyrtar).

Destinimi

Vetëm për promovim dhe shitje të produkteve në frymën e 8 Marsit.

Mirëmbajtja

Përdoruesit janë të obliguar të mbajnë rendin, pastërtinë dhe sigurinë, si dhe ta kthejnë hapësirën në gjendjen fillestare.

Reklamimi

Ndalohet vendosja e materialeve reklamuese që nuk janë në përputhje me qëllimin e ngjarjes ose pa miratim paraprak.

Respektimi i ligjit

Përdoruesit duhet të respektojnë të gjitha dispozitat ligjore në fuqi. Ndalohet shitja e ushqimit dhe pijeve.

Aktivitetet e ndaluara

Ndalohet mbingarkimi i stendave dhe kryerja e veprimtarive që rrezikojnë sigurinë ose rendin publik.

Përgjegjësia

Përdoruesit janë përgjegjës për çdo dëmtim të shkaktuar.


Energjia elektrike për ndriçim do të sigurohet nga organizatori.
Ndalohet përdorimi i pajisjeve elektrike për ngrohje nga kyçja e organizatorit.

Nëse nevojitet energji shtesë për ngrohje apo prodhim, përdoruesi duhet të sigurojë kyçje të pavarur ose agregat me shpenzimet e veta.

Në rast përdorimi të burimit tjetër energjie, duhet të sigurohen pajisje sipas standardeve (aparate kundër zjarrit etj.).

Energjia për ngrohje dhe prodhim mund të përdoret vetëm në mënyrë të pavarur nga organizatori dhe me shpenzime të përdoruesit.


E drejta e pezullimit

Dhoma Rajonale e Zejtarëve Kumanovë rezervon të drejtën të kufizojë ose pezullojë përdorimin e stendës në rast të mosrespektimit të rregullave.


Dokumentet e nevojshme për aplikim

Të gjithë të interesuarit duhet të plotësojnë Kërkesën për përdorim të stendës, më së voni deri më 03.03.2026 ora 14:00, në zyrat e Dhomës Rajonale të Zejtarëve Kumanovë, rr. “Goce Dellçev” nr. 71, 1300 (Shtëpia e Zejtarëve – Kumanovë).

Kontakt:
Email: rzk_ora.ku@hotmail.com
Tel: 070 542-162